Banka Botërore ka përmirësuar pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Në raportin më të fundit rritja ekonomike e vendit tonë për vitin 2023 parashikohet në 3.6% nga 2.8% që ishte parashikuar në Qershor të këtij viti. Kjo rritje me 0.8% u atribuohet disa zhvillimeve pozitive që Banka Botërore ka vënë re.
“Ekonomia e Shqipërisë ka shfaqur qëndrueshmëri të konsiderueshme kundrejt goditjeve të njëpasnjëshme gjatë periudhës 2019-2022, duke nisur me tërmetin, pandeminë dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ekonomia shënoi rimëkëmbje të fortë, me një rritje në masën 8.9% në vitin 2021 dhe 4.8% në vitin 2022. Normat e varfërisë vijuan trendin rënës edhe përgjatë vitit 2022”.
Banka Botërore thotë se për këtë trend pozitiv kanë ndikuar disa sektorë, por më së shumti ndërtimi dhe turizmi.
“Faktor kyç në qëndrueshmërinë e Shqipërisë vlerësohet të jetë afërsia me BE që lehtëson investimet, remitancat dhe eksportet. Ndërtimi dhe turizmi vlerësohen si katalizatorë kyç të rritjes ekonomike. Treguesit ekonomikë sugjerojnë një rritje të përshpejtuar gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë, me ardhjet e turistëve që kanë shënuar një rekord në Korrik 2023 si dhe rritja e aktivitetit të ndërtimit”.
Borxhi publik sipas Bankës Botërore pritet të zbresë në nivelin 63.1% e PPB-së në vitin 2023.
Raporti sheh si probleme popullsinë në rënie për shkak të migrimit të madh, cilësinë e dobët të fuqisë punëtore si dhe ritmin e reformave strukturore, por edhe presionin fiskal të qeverisë për shkak të krizave të shumta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!