Vaksinat ndaj Covid-19 nuk të sëmurin me koronavirus. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, ky është fakt.
Në një postim sqarues në rrjetet sociale, ISHP thekson se asnjë nga vaksinat ndaj Covid-19 të aprovuara apo në fazë zhvillimi nuk përdor virus të gjallë që shkakton Covid.
“Secila prej tyre kërkon të mësojë sistemin imunitar se si të njohë dhe luftojë virusin që shkakton sëmundjen”.
ISHP thekson se zakonisht duhen disa javë për trupin që të krijojë imunitet pas vaksinimit.
“Kjo do të thotë që personi mund të infektohet me virusin 🦠 që shkakton COVID-19 pak më përpara ose pas vaksinimit dhe mund të sëmuret. Kjo sepse vaksina nuk ka pasur mjaftueshëm kohë për të krijuar mbrojtje, por jo sepse është vaksina ajo që ka shkaktuar infeksionin.
Ndonjëherë procesi i krijimit të imunitetit mund të shkaktojë simptoma, si psh: temperaturë. Këto simptoma janë normale dhe tregojnë se trupi po krijon imunitet”, thekson Instituti i Shëndetit Publik.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ISHP#Symptoms#TopChannel
Ещё видео!