#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
500 gr mëlci pule
2 qepë mesatare
2 gota oriz për pilaf tradicional
120 ml verë të bardhë
800 ml lëng pule
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle gjalp
Kripë + piper të zi
2 lugë gjelle kopër ose majdanoz
Fillimisht kaurdisim në zjarr një tenxhere me ujë të valojë. Shtojmë mëlçitë dhe i lëmë në valë vetëm dhe I lëmë në valë vetëm 3-4 minuta, më pas i kullojmë me një kullesë dhe i lëmë mënjanë. ( Mëlcitë mund ti lëmë në formën që janë por mund t’I pesim në kubik )Në një tenxhere apo tigan të thellë shkrijmë gjalpin + vajin dhe fillimisht kaurdisim qepën të grirë hollë sa qa të bëhët transparente pa marrë ngjyrë. Shtojmë më pas mëlçitë në kubik i pëziejmë ato për 2-3 minuta e më pas shtojmë orizin, të cilin e skuqim për 3 min. Shuajmë përbërsit në tigan me verë dhe e lëmë alkolin të avullojë e përziejmë e më pas shtojmë 800 ml ujë të valuar dhe dy kubik magi pule. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi e perziejmë orizin e më pas i lëmë të gjithë përbërësit në tenxhere të ziejnë në temperaturën mesatare për 14 minuta. Pasi fikim zjarrin shtojmë në të pak koper dhe majdanoz, e lëmë pilafin 10-15 minuta të pushojë më pas e servirim të ngrohtë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!