Lajme Arkiva 2005
Kësaj shkolle i ka dalë boja në qoftë se politikanë do të duan t’i presin shiritin më vonë pasi rikonstruksioni i premtuar i shkollës “Sinan Tafaj” ka mbaruar gjashtë muaj më parë. Të rinjtë zgjodhën këtë gënjeshtër reale për ditën e 1 Prillit. Demagogjia e politikanëve shqiptarë është ironizuar nga të rinjtë e parlamentit rinor.
Performanca satirike ka sjellë premtimet e pa mbajtura që janë thënë gjatë fushatave elektorale nga integrimi i shpejtë në Evropë, rrugët e deri në luftë kundër korrupsionit e drogës.
“Sinan Tafaj ka qenë një njeri i nderuar dhe ju jeni nxënës të nderuar. Ne kemi ardhur këtu për të inauguruar shkollën tuaj. Për t’ju sjellë ju kushte më të mira, për t’ju sjell ju kompjuterë në klasë për çdo nxënës.”
“Si shtet ne kemi fuqi të plotë të rregullojmë të gjithë rajoni ballkanik dhe kështu ne do të qojmë të paktën 100 mijë trupa në Irak dhe Kosovë për të ndihmuar trupat e pa afta të NATO-s dhe Amerikës. Sot është dita që ne jemi të garantuar anëtarësimin në BE duke treguar represivë tonë si një shtet i fuqishëm”
Të rinjtë deputet premtuan të pabërat e elektorati sërish i duartrokiti e besoi se mirëqenien e ka në dorë vetëm politikanët./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!