Grupi i xhirimit të televizionit A1REPORT ka rënë pre e një terrori me armë nga trafikantët e drogës mesditën e së hënës në Lazarat, teksa hynte për të pasqyruar aksionin antikanabis të policisë.
Breshëri plumbash janë derdhur ndaj makinës me logo, ku gjendeshin gazetari i aktualitetit Gerti Xhaja, operatori Renis Kele, inxhinieri Kreshnik Marku dhe shoferi Hair Ismailonji, mbetur letësisht i plagosur.
Të maskuar me kapuç dhe të armatosur rëndë, trafikantët për 15 minuta kanë mbajtur peng 4 pjestarët e grupit të xhirimit duke i nxjerrë nga makina me tytën e kallashit në kokë, ndërsa kanë shpëtuar fatmirësisht falë ndërhyrjes së një banori të zonës i cili u përball me trafikantët dhe mori në makinën e tij grupin e redaksisë së A1 Report duke i çuar pranë forcave RENEA në hyrje të fshatit... Pas këtij momenti banorët e Lazaratit kanë njoftuar gazetarin Gerti Xhaja se makina me logon e televizionit A1 REPORT ishte djegur dhe shkatërruar plotësisht nga trafikantët.
Në pamjet e xhiruara nga një gazetare e Top Channel, e cila u gjend në zonë pak minuta më vonë, duket makina e bërë shosh nga plumbat dhe më pas e djegur nga trafikantët e maskuar dhe të armatosur. Fatmirësisht 4 pjestarët e grupit të xhirimit janë mirë, përpos disa lëndimeve të lehta nga thyerja e xhamave.Grupi i televizionit A1 REPORT ndodhej në Lazarat për të raportuar dhe për të sjellë pranë publikut ndërhyrjen e Policisë në këtë zonë në kuadër të aksionit Antikanabis ndërsa kanë hasur në rezistencën e armatosur të një grupi kriminal prej 26 personash, sipas policisë të udhëhequr nga Rezip Mahmutaj.
Polcia e Shtetit në komunkatën e mbrëmjes së të hënës për aksionin e policisë në Lazarat bën të ditur se kanë nisur hetimet lidhur me incidentin e rëndë në Lazarat, ku u sulmua ekipi i televizionit A1 REPORT.
Ещё видео!