Dy muaj pas shembjes së urës së Zëmblakut, nga reshjet e shiut, ka filluar rindërtimi i saj. 27 forca të sigurisë të Kosovës së bashku me specialistë xhenierë të ushtrisë sonë, kanë filluar montimin e një ure provizore, e cila do të mundësojë qarkullimin normal edhe të mjeteve të tonazhit të rëndë. Ura e re, do të jetë me gjatësi 52 m, gjerësi 4 metër dhe mund të përballojë një peshë deri në 60 ton. Prefekti i Korçës Dhori Spirollari,bën të ditur, se vendosja e urës së re ,e cila do të jetë një strukturë metalike,sipas modelit të urave bel, do të përfundojë brenda dy javëve, duke lehtësuar qarkullimin e banorëve të fshatrave të Maliqit dhe Pustecit. Reshjet intensive të nëntorit të vitit të kaluar shkatërruan urën e Zëmblakut,duke e nxjerrë atë jashtë funksionit, çfarë e bëri të pamundur qarkullimin e mjeteve të rënda dhe atyre bujqësore të fermerëve të zonës./abcnews.al
Ещё видео!