Rrëfimi i nënës së vajzës në emisionin “Historia Ime” në "Tv Klan", pas mbërritjes së vajzës në shtëpi, vijon me tregimin e ngjarjes nga vajza tek e ëma dhe tezja. Ato i kryejnë një kontroll fizik, e zhveshin pasi ka qenë e lagur nga shiu dhe e kanë gjetur pa të mbathura.
E kanë pyetur për arsyen, por 11-vjeçarja nuk ka thënë asgjë. Më tej, ajo i ka thënë së ëmës që 60-vjeçari e ka shtrirë për ta zhveshur dhe e urdhëronte ta bënte, por ajo nuk e ka bërë.
Ai gjithashtu e ka kapur nga nofullat duke i thënë fjalë të llojit “dua të rri me ty se qenke shumë e bukur”, por më tej, nëna e vajzës nuk di asgjë për shkak të mbylljes në vetvete të kësaj të fundit.
Mirela Milori: Kur erdhi në shtëpi, a patë ndonjë gjë?
Zonja: Po, tezja u mundua ta zhvishte sepse ishte e lagur dhe e gjetëm pa mbathje. E pyeti “po mbathjet ku i ke?”, por prapë nuk tregonte, kishte frikë.
Mirela Milori: Aq sa mundesh ti, të ka treguar vajza se çfarë ka ndodhur në momentin që ka qenë në shtëpi me atë person?
Zonja: Ka treguar që “më ka shtrirë për të më zhveshur, më thoshte zhvishu, por nuk e bëja dhe dridhesha, më kapte fort nga nofullat për të më puthur dhe më thoshtë të rrimë pak bashkë se të kam qejf, qenke shumë e bukur”. Këto tha dhe është bërë shumë e mbyllur, nuk shprehet.
Ekzaminimi fillestar i familjareve të vajzës nuk ka mundur të konstatojë nëse diçka e papërshtatshme ka ndodhur me të miturën. E vetmja gjë e dallueshme tek ajo kanë qenë disa shenja duarsh në zonën e nofullës, ku ashtu siç kishte treguar, ngacmuesi seksual e kishte kapur.
Policia nuk i ka marrë parasysh këto shenja dhe nuk ka kryer asnjë procedurë ligjore apo foto për ta dokumentuar në dosjen e së miturës.
Mirela Milori: Megjithatë, ti nuk pe shenja fizike atë ditë që të kuptoje që kishte ndodhur diçka e papërshtatshme?
Zonja: Jo, përpos pjesës këtu (tregon nofullën), që e kishte shtrënguar shumë.
Mirela Milori: Pra, tek pjesa e nofullave kishte shenja?
Zonja: Po, kishte pak që ishin krijuar kur kishte dashur ta puthte.
Mirela Milori: Ishin të nxirat e një dore. I mori policia parasysh këto, i bëri fotografi?
Zonja: Jo.
Mirela Milori: Nuk është bërë asgjë e tillë?
Zonja: Jo.
#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!