Gjermania po përgatitet të dërgojë shtatë tanke Gepard në Ukrainë, duke ia shtuar ato 30 tankeve anti ajrorë që përdoren aktualisht për të luftuar kundër ushtrisë ruse. Sipas revistës Spiegel, që ka raportuar e para numrin shtesë të tankeve, shtatë Gepardët që fillimisht ishin të destinuar për tu cuar për skrap, do të mbërrijnë në Ukrainë pranverën e 2023-shit dhe aktualisht po riparohen nga prodhuesi Krauss Maffei Ëegmann në Mynih. Qeveria nuk tha se kur kishte planifikuar ti niste tanket, që vijnë nga stoqet e prodhuesit dhe shpërndarja e të cilëve në disa raste varet nga masat e riparimit apo prodhimi ende në vijim.
Qeveria gjermane sidoqoftë synon të dërgojë më shumë municione për Gepardët, bashkë me tanket shtesë – raporton Spiegel. Furnizimet me municione për gepardët kanë rezultuar problematike pasi Svicra që ka stoqe të mëdha të tyre refuzon ti dërgojë duke cituar statusin e saj neutral. Gjermania do t’i dërgojë po ashtu Ukrainës edhe qindra gjeneratorë energjie, pas dëmtimit të infrastrukturës ukrainase si pasojë e bombardimeve të forcave ruse në javët e fundit. Agjencia federale e Gjermanisë për çështje teknike ka thënë se 150 pajisje të tilla janë dorëzuar dhe 320 tjera do të përgatiten për transport.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Gjermania#Tanket
Ещё видео!