Ministri i drejtësisë Ulsi Manja firmosi projektligjin për dhënie amnistie për personat e dënuar. Lajmi u më me dije nga vetë Manja, i cili përmes rrjeteve sociale, publikoi pamje nga firmosja e dokumentit.
Premtimet nuk harrohen, shkruan ministri i drejtësisë, ndërsa një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe në muajin maj, në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Projektligji për dhënie amnistie për personat e burgosur, parashiikon se cili prej tyre përfiton prej saj dhe cili jo.
Nga ky projektligj përjashtohen të gjithë ata persona që janë dënuar për krime të rënda, si krime kundër njerëzimit, krime seksuale, krime kundër jetës etj. Nuk përfitojnë nga kjo amnisti as personat e dënuar, që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë nga drejtësia.
Nga ana tjetër, nga amnistia përfitojnë të dënuarit me burgim deri në 2 vite, ata persona që janë dënuar me kush ose gjobë, apo atë për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.
Përfitojnë nga ky dënim edhe nga gratë e dënuara, që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, meshkujt, mbi 60 vjeç, si dhe personat e dënuar me burgim të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.
Dhënia e amnistisë, sipas këtij ligji, udhëhiqet nga parimi i humanizmit, arritja e qëllimit të dënimit, rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen, edukimi dhe rehabilitimi si dhe mbrojtja e interesit publik”, thuhet në projektligj.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Amnistia#UlsiManja
Ещё видео!