#rrezedielli #reportTV
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash festive në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kadaif me arra dhe qumësht / Role viçi e mbushur.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim javor të detajuar për 12 shenjat zodiakale për periudhën 18-24 dhjetor 2023. Sipas astrologut Jorgo Pulla do të jetë një javë me ndryshime, me vendime, me mundësi dhe me ndikime të mëdha planetare. Mërkuri në retrogradë nga Bricjapi formon një trekëndësh me Jupiterin duke ofruar mundësi për të çuar përpara plane që ne kemi, propozime, takime lidhur me të kaluarën që do të ndryshojnë shumë gjëra. Ky ndikim planetar do ndihmojë shumë shenjën e Demit, Virgjëreshës dhe Bricjapëve. Është një javë që niset mbarë dhe ashtu siç niset edhe do mbyllet. Nga dita e martë, Hëna në shenjën e Peshqëve do të sjellë një ndikim sa joshës aq dhe magjik, do të jetë një ditë plot emocione, por dhe vendime të rëndësishme. Ditën e mërkurë me Mërkurin në retrogradë duhet të kemi pak kujdes me gjendjen emocionale në aspektin e nervozizmit për shkak të pengesave të komunikimit. Kujdes nga grindjet shenja e Dashit, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi! Nga dita e enjte nis një ndikim favorizues në aspektin shpirtëror ku të palidhurit do të kenë disa mundësi interesante. Më datën 22 dhjetor, ditën e premte kemi solstikun dimëror ku do të kërkohet siguria materiale, por dhe ajo emocionale. Është një javë shumë e rëndësishme dhe e përshtatshme për të hedhur në letër plane apo objektiva, të cilat do të kenë prespektivë në të ardhmen.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për parazitët në trupin tonë. Vitet e fundit kjo problematikë duket se është rritur ndjeshëm, infektimi i parazitëve është një problem i përhapur që nuk duhet nënvlerësuar, ato gjenden kudo, duke filluar nga uji i pijshëm e deri tek tregu i fruta perimeve apo ushqimet e pagatuara mirë. Vezët e parazitëve mund të hyjnë në enët e gjakut dhe të udhëtojnë me gjakun në çdo pjesë të trupit, kështu mund të zhvillohen në gjithë organizmin në mushkëri, mëlçi, veshka, zemër, lëkurë, sy, mitër dhe madje dhe në tru duke shkaktuar sëmundje shumë serioze.Por cilat janë shenjat e para si dhe simptomat që tregojnë se mund të keni parazitë? Në studion e "Rreze Dielli" specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon 5 trajtime alternative të cilat kanë rezultuar tepër efikase për largimin e parazitëve.
Ещё видео!