#blertadalloshiberisha #kosove #situate #veri
Një stacion policor kufitar është sulmuar natën e kaluar në veri të Kosovës. Në një deklaratë zyrtare thuhet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar 2 herë në drejtim të objektit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një shenjë plumbi në murin rrethues. Për këtë ngjarje ka nisur hetimet Drejtoria kundër Terrorizmit. Pas kësaj ngjarje është pezulluar nga detyra drejtori rajonal i policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriç. Kjo për shkjak se Gjuriç ka refuzuar që të zbatojë vendimin e qeverisë së Koosvës sa i përket targave.
Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Tv Klan, gazetarja Blerta Dalloshi Berisha ka dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.
Reis Çiço: Si është situata në veri dhe stacioni në veri a është një sulm më vehte apo ka lidhje me sistemin e targave?
Blerta Dalloshi Berisha: Procesi i targave ka krijuar tension atje meqë është pezulluar edhe drejtori i policisë në veriun e Kosovës që i takon komunitetit serb, meqë ai kishte refuzuar që të ju jepet qortim me shkrim qytetarëve serbë të cilët kanë targat. Mund të ndërlidhen pasi kemi 2 sulme gjatë natës brenda kësaj jave pas 1 Nëntorit kur dhe ka nisur zbatimi, ndërsa kreu i listës serbe të shtunën ka thirrur të gjithë përfaqësuesit e insitucioneve të veriut dhe do të kenë një takim urgjent.
Në veri situata ka qenë e tensionuar që prej vendimit të qeverisë së Kosovës për ndërrimin e targave serbe të makinave.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!