Një 38-vjeçar nga Kavaja është arrestuar mëngjesin e kësaj të mërkure pasi kishte përshtatur si Call Center një banesë të marrë me qira në këtë qytet.
Policia thotë se ka vënë në pranga 38-vjeçarin Ardian Rrugeja si dhe ka proceduar në gjende të lirë dy shtetas të tjerë, përkatësisht 24 dhe 28 vjeç.
Sipas policisë, banesa e marrë me qira në lagjen nr. 5, Kavajë, si “Call Center”, është një subjekt i pa licencuar dhe me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 kompjuterët.
Ndërkaq vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#CallCenter#Kavajë#TopChannelNews
Ещё видео!