Si sot 25 vite më parë filluan sulmet ajrore të NATO-s ndaj Serbisë. Bombardimet e aleancës ushtarake zgjatën nga 24 marsi deri më 1 qershor të vitit 1999. Aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para rreth orës 19 e 45 minuta, si mundësia e vetme për përfundimin e luftimeve në Kosovë.
"Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviç, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes", deklaronte asokohe presidenti Clinton.
Operacionet e NATO-s përfunduan pas nënshkrimit të marrëveshjes tekniko-ushtarake për tërheqjen e ushtrisë dhe policisë jugosllave nga Kosova. Dëmet e shkaktuara gjatë bombardimit u vlerësuan në rreth 30 miliardë dollarë ndërsa numri i saktë i viktimave nuk është publikuar, por vlerësohet mes 1.200 dhe 2.500 të vdekur dhe rreth 5.000 të plagosur.
Shkak për bombardimin u bënë zhvillimet në Kosovë dhe mungesa e dakordësisë të paqtë. Prej vitit 1996 filluan përleshjet e para mes forcave serbe dhe shqiptarëve. Bashkimi Evropian në mesin e vitit 1998 zgjeroi sanksionet ekonomike kundër Beogradit për shkak të ndërhyrjes serbe në Kosovë.
Presidenti i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviç, u dakordësa që të plotësojë pjesën më të madhe të kushteve të parashtruara nga fuqitë botërore për t'i dhënë fund gjakderdhjes në Kosovë, duke deklaruar tërheqjen nga Kosova. Por, në terren, në Kosovë, shkatërrimet e luftës jo vetëm që vazhduan, por edhe u intensifikuan.
Masakra në Reçak shënoi kthesën në luftë, pasi komuniteti ndërkombëtar humbi durimin me politikat agresive të Millosheviçit dhe mori vendimin për ndërhyrje ushtarake për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në Ballkan.
Diplomati amerikan Richard Holbrook u takua për herë të fundit me Millosheviçin në mars të vitit 1999, ku i ofroi shansin e fundit që të pranojë Marrëveshjen e Rambujesë, sipas të cilës, Kosovës do t'i rikthehej autonomia, Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të çarmatosej dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s do të vendoseshin në Kosovë. Millosheviçi refuzoi kushtet, gjë e cila çoi në bombardimin e NATO-s.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#NATO#Serbi
Ещё видео!