Sistemi kundër-ajror Stinger, është në gjendje të rrëzojë një helikopter rus; shpërthimi i zjarrtë është, një tipar karakteristik i goditjes me Stinger. “Nëse armë të tilla janë me shumicë, ato të krijojnë aftësinë të mbrosh objektet jetike dhe qytetet nga dronët dhe helikopterët që mund të sjellin trupa”, thotë Ben Hodges, ish Komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë. Zyrtarët amerikanë thonë se aleatët perëndimorë kanë dërguar mijëra raketa Stinger, të cilat ndjekin dhe godasin objektivin në një lartësi prej 5 kilomentrash. Ato janë të lehta dhe të vogla për t’u mbajtur. “Është diçka që mund ta fshehësh para se të qëllosh”, thotë gjenerali në pension. Zyrtarët thonë se qindra tanke luftarake ruse janë shkatërruar nga sistemi kundër-ajror Stinger. Zyrtarët amerikanë thonë se kanë dërguar mbi 17 mijë armë antitank për forcat ukrainase gjatë ditëve të para të luftës, duke shtuar kapacitetet mbrojtëse të vendit. “Pasi gjuan me të, mund të ndryshosh pozicion, sepse ajo të mbron. Sulmuesi është më pak në rrezik”, thotë Hodges. Rusia ka përparësi në luftën nga ajri, përmes lëshimit të qindra raketave Iskander, me një rreze veprimi prej 500 kilometrash dhe raketave Kalibr, me një rreze veprimi deri pesë herë më të madhe. Këto raketa mund të lëshohen nga anijet ruse në det, bombarduesit në ajër, ose nga automjetetet në tokë. Ato do të ndërlikonin çdo përpjekje për të krijuar një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainën, një kërkesë e vazhdueshme e Kievit, që nuk është pranuar nga administrata Biden. Por ekspertët thonë se këto raketa ruse mund të mbarojnë. Megjithëse Moska ka më shumë avionë lufte, presidenti Putin mund të mos i shfrytëzojë. Rusia akuzohet ndërkohë edhe për përdorim të bombave thërrmuese, bombave konvencionale, jo-preçize, që lëshohen nga ajri, si dhe armëve termobarike, pavarësisht ndalimit ndërkombëtar të përdorimit të tyre pranë popullatës civile. Zyrtarët thonë në anën tjetër se trupat ruse po përballen me mungesë ushqimi dhe karburanti, si dhe rezistencë të ashpër nga ukrainasit e motivuar. “Pas 10 ditësh rusët mund të mos jenë në gjendje të vazhdojnë atë që po bëjnë sepse kanë probleme me fuqinë njerëzore, ulje të moralit dhe dezertime. Fakti që po i kërkojnë ndihmë Kinës, dhe fakti që po u kërkojnë sirianëve të luftojnë, është tregues se ata janë në telashe”, përfundon zoti Hoghes. Disa njoftime thonë se Ukraina është pajisur me sistemin e mbrojtjes raketore S-300, një armë jetike që do të mundësonte goditjen në ajër të raketave ruse, para se ato të arrijnë objektivat.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Stinger#Rusi#TopChannel
Ещё видео!