[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Nje shperthim qe dyshohet i telekomanduar për pak se nuk i ka marrë jetën Artan Bylykut.Në mjetin e tij luksoz ishte vendosur një sasi e kondiserueshme eksplozivi e cila shpertheu në kohën kur Bylyku po hapte derën e mjetit të tij luksoz.Ngjarja ndodhi rreth ores 7 e 30 min të së premtes duke shkatuar edhe panik për banorët e zonës së frigoriferit në rrugen “Ramazan Bogdani” ne Tirane.Bylyku rreth 50 vjec, fatmiresisht nuk pesoi demtime.Objektivi i atentatit është person pa precedente penal.Ai është kunat i Domart Konjarit, nje emer i njohur per policine i cili i ka shpetuar drejtesise shqiptare dhe asaj franceze.Domart Konjari është në arrati ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave kriminale”.Domart Konjari u arrestua në nëntor të vitit 2015, për llogari të autoriteteve franceze por pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj Konjarit, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”.Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim.Në dosjen që Krimet e Rënda kanë marrë nga autoritetet franceze, renditen me detaje të gjitha veprimtaritë e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani.Hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste, 42-vjeçari Konjari u ka shpëtuar atentateve me armë.Në dosjen e tij, Konjari akuzohet si I përfshirë direkt ose indirect në disa atentativa dhe vrasje për trafikun e drogës në 20 vitet e fundit mes Shqipërisë dhe Francës. Rasti i fundit ishte vrasja e Devi kasmit ne Tirane, e cila dyshohej se ishte kryer me porosi te Konjarit.Nuk është cudi që edhe tritoli që shpërtheu në makinën Bylykut të ketrë lidhje me figuren e kunatit të tij Konjari.
Ещё видео!