#donaldtrump #gjykate
Donald Tramp u paraqit sot në Gjykatën e Manhatanit, për t’u përballur me akuz penale.
76-vjeari hyn në historinë e Shteteve të Bashkuara si i pari ish-president që përballet me akuza të tilla.
Ai u paraqit vullnetarisht këtë të Martën në gjykatën e Manhatanit për t’u përballur me akuza penale, të ngritura nga prokurorët e Manhatanit për mosdeklarim të transaksioneve bankare të bizneseve të tij.
Media prestigjoze si CNN dhe BBC shkruajnë se ai u vu nën arrest.
Donald Tramp hyri nga një derë e fshehtë, larg vëmendjes së mediave.
Ai do të japë shenjat e gishtave dhe më pas do të paraqitet përpara gjykatësit Huan Manuel Merçën.
Burimet thanë për mediat se para nisjes për në gjykatë, Trampi u shfaq plotësisht i vendosur për t’u përballur me drejtësinë.
Ai akuzohet për dhënien e 130 mijë dollarëve, aktores së filmave për të rritur Stormi Deniells, në këmbim të heshtjes së saj për aferën seksuale që ka pasur në 2006-ën.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!