Vullkani më aktiv i Europës u zgjua sërish: Fluturimet u pezulluan në aeroportin e Catanias pasi Etna e mbushi qytetin me një shtresë të trashë hiri, që e ka bërë të pamundur lëvizjen e avionëve. Autoritetet njoftuan se po e ndjekin nga afër situatën dhe do të lejojnë rikthimin e fluturimeve sapo gjendja të normalizohet.
Panisjet monitoruese kishin regjistruar një shtim të aktivitet të vullkanit këto ditët e fundit, dhe dridhje të tokës rreth tij. Banorë të qyteteve Adrano dhe Biancavilla thanë se kishin dëgjuar zhurma të forta nga vullkani të dielën, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, e pak pas kësaj, një re e madhe e errët mbuloi qytetin më të madh të Sicilisë lindore. Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë tha se reja pengoi dhe pamjet e shpërthimit që ofron shpesh një spektakël të vërtetë të llavës që zbret nga krateri i vullkanit, gjatë periudhave jo të rralla të aktivitetit të tij.
3357 metrat e saj e bëjnë Etnën vullkanin më të lartë në Europë. Ajo aktivizohet disa herë në vit, por shpërthimi i fundit madhor ka qenë në 1992-shin.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Etna#Catania#TopChannelNews
Ещё видео!