Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mbrëmjen e së mërkurës, me një atentat të ndodhur në lagjen “Çole”, ku mbetën dy persona të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim në lagjen Çole të Vlorës, ku drejt një automjeti që dyshohet se i përkiste shënjestrës, janë lëshuar një breshëri plumbash.
I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Kejvin Hajrulla, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatorëve, teksa i plagosuri tjetër ka mbetur dhe Armand Spahiu, i cili ishte shitësi i një dyqani që është goditur nga të shtënat.
Të dy ata ndodhen në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve.
Pas ngjarjes është gjetur edhe një automjet i djegur në afërsi të fshatit Panaja, i cili dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.
Në makinën është djegur nga autorët janë gjetur dy armë kallashnikovi dhe dy krehër.
Një banor i cili ka parë ngjarjen tregon që në momentin kur dëgjoi të shtënat, është shtrirë në dyqan, ndërkohë dhe për kolegun e tij që u plagos rastësisht tregon që e njihte pak dhe ishte në mjedisin e punuës kur u plagos.
Policia e Vlorës ka dhënë njoftim zyrtar pas atentatit.
“Në mbrëmjen, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.
Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes”, deklaron policia.
Kevjn Hajrulla 30 vjeç rezulton të jetë kushëri i të njohurit si i forti i Vlorës, Inez Hajrullës, i cili i ka shpëtuar tre atentateve ndër vite.
Menjëherë pas ngjarjes, është gjetur dhe një makinë e djegur në fshatin Panaja të Vlorës, e cila dyshohet se i përkiste autorëve të atentatit. Brenda në mjet janë gjetur dhe 2 kallashnikov dhe dy krerë.
Vetëm pak ditë më parë, më 8 dhjetor një tjetër atentat ndodhi në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë, ku u vendos tritol në lokalin e familjarëve të Bledar Birçajt, i ekzekutuar me kallashnikov në verën e vitit 2021.
Policia e Vorës ka ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit, në hyrje dalje, pas atentatin e ndodhur një natë më parë.
Ndërkohë kontrolle janë duke u ushtruar në disa banesa të ndryshme në qytetin e Vlorës.
Po punohet nga policia e Vlorës janë marre në pyetje disa persona që kanë qenë në momentin e atentatit si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë se bizneseve aty pranë.
Ndërkohë që personi i plagosur me një plumb në këmbë Armando Spahiu i cili ishte në një dyqan frutash aty pranë është jashtë rrezikut për jetën.
Në polici janë rreth 15 persona, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 50 gëzhoja.
Dyshohet se në këtë atentat janë të përfshirë tre persona, dy prej të cilëve kanë qëlluar me armë. Ata kanë dalë nga automjeti dhe kanë hapur zjarr ndaj objektivit
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews#Atentati#Vlore
Ещё видео!