Në një video të postuar në kanalin e saj në Youtube, ministria ruse e mbrojtjes thotë se marinarët e saj në bordin e destrojerit zëvendës-admirali Kulakov, kishin shpëtuar një anije mallrash që lundronte me flamur panamez, nga piratët në gjirin e guinesë në oqeanin atlantik. Persona të armatosur kishin mundur të ngjiteshin në bordin e anijes së mallrave MSC Lucia më 25 tetor. Ekuipazhi ishte fshehur në dhomën e motorëve dhe kishte lëshuar një apel për ndihmë, sipas ushtrisë ruse. Kur një helikopter rus i ngritur nga destrojeri Kulakov i ishte afruar anijes, piratët ishin larguar prej saj me motoskafë duke dalë në breg.
Destrojeri rus, zëvendës admirali Kulakov, po operon kohët e fundit në gjirin e Guinesë, në një dislokim tre javor atje, i shoqëruar edhe nga një flotë barkash të tjera më të vogla.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#GjiriGuinesë#Anijet#TopChannel
Ещё видео!