Policia e shtetit prej disa ditësh ka bërë me dije masat shtrënguese që janë marrë për festat e fundvitit për të parandaluar kështu cdo lloj ngjarje të rrezikshme, si përshembull aksidente rrugore apo ndonjë konfikt të mundshëm. Përmes një komunikate për mediat të pemten policia bëri me dije se janë marrë një sërë masash shtrënguese dhe se do te ketë kontrolle të shtuara në të gjithë territorin. Ka qenë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ajo që ka hartuar planin e masave me detyra për strukturat në nivel qendror dhe ato vendor. Ndër të tjera Policia e Shtetit tha se do të analizojë dhe rivlerësojë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës dhe pronës, konfliktet për motive të ndryshme, për personat në kërkim, për shtetasit që mbajnë armë zjarri pa leje, etj. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj u shpreh se do të ketë kontrolle në subjekte të caktuara që tregtojnë fishekzjarre për parandakimin e shitjeve të këtyre lëndëv plasëse. Ndërsa shtoi se do të monitorohet qarkullimi i automjeteve, duke shtuar prezencën policore në të gjitha akset rrugore nacionale, qytetase dhe ndërqytetase, në përdorimin e mjeteve logjistike si radarë e dragera, për parandalimin e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur apo me shpejtësi mbi normat e lejuara, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore etj.Në këtë kuadër të festave masat kufizuese ndalojnë qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve apo mbajtjen hapur të lokaleve pas orës 23:00 të mbrëmjes dhe deri në orën 06:00 të mëngjesit, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve, që nuk do të ketë orë policore.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AlbertDervishaj#Polici#TopChannel
Ещё видео!