[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Të gjitha familjet që do të përfitojnë banesë nga procesi i rindërtimit do të duhet të nënshkruajnë një marrëveshje noteriale për të përmbushur disa kushte lidhur me marrjen e pasurisë. Vendimi i bërë publik në fletoren zyrtare parashikon që përfituesi do të heqë dorë nga e drejta e pronësisë së vjetër që u dëmtua nga tërmeti, për t’u sistemuar në ambientin e ri ku qeveria ka parashikuar të ndërtojë. Paralelisht me këtë fakt, familjet do të lidhin edhe një kontratë noteriale mbi banesën e re që do të marrin. Por deri sa kjo marrëveshje të jetë në fuqi, asnjë familje përfituese nuk do të ketë mundësi të shesë apo ti premtojë dikujt tjetër, shtëpinë që pritet të marrë në dorëzim. Ky është një kusht i cili do të jetë në fuqi deri në përfundimin e plotë të procesit të ndërtimit dhe kalimit të të drejtës së pronësisë në emër të familjes përfituese. Familjet do të trajtohen me bonus qiraje deri sa të hyjnë në shtëpinë e re, ndërkohë që qeveria do të marrë përsipër edhe shpenzimet noteriale të këtij procesi. Vendimi është i qartë se nëse qytetari përfitues nuk i plotëson këto kushte atëherë shteti heq dorë nga detyrimi për të ofruar strehim.
Ещё видео!