Euro është pranë raportit 1 me 1 në kursin e këmbimit me Lekun. Rënia e monedhës europiane është thelluar edhe më tej këtë të hënë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 Euro sot u këmbye me 101.40 Lekë, ndërsa në tregun e lirë u ble me 101 Lekë.
Ekspertët e ekonomisë parashikojnë një rënie edhe më të metejshme të Euros.
“Ishte parashikuar që në mesin e Gushtit kur të ishte kulmi i sezonit turistik, Euro të shkonte 102, 101 Lek, në të vërtetë e kapi që në mesin e Korrikut. Me shumë gjasa në Gusht do kemi surpriza të tjera, tashmë jo më tek 100 lekshi, por poshtë 100 lekshit”, thotë Klodian Muço.
Zhvlerësimi i Euros ka thelluar dukshëm humbjet e eksportuesve shqiptarë. Analizat më të fundit të INSTAT tregojnë se në këtë 6-mujor eksportet e mallrave arritën vlerën 234 miliardë Lekë, duke u ulur me 7,4 krahasuar me vjet.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, forcimi i Lekut nuk mund të shpjegohet pa sasinë e lartë të parasë informale në qarkullim.
“Në tre ditët e fundit kemi parë, 103, 102, 101 gati që nënkupton vetëm tre ditët e fundit të jenë shtuar 120 milionë Euro në treg, nga hyjnë këto para? Është pjesa e ekonomsië kriminale, është pjesa e turizmit, është e pamundur përsëri që të ndikojnë kaq shumë. Po jep efekte negative për gjithë ata që marrin pagesa në Euro, efekte negative për eksportuesit”.
Leku vazhdon të forcohet edhe ndaj monedhave të tjera. Dollari po këmbehet me 90.20 Lekë, ndërsa Paundi me 118.05 Lekë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!