Edhe pse ora e re policore nis në 20:30 në rrugët e Tiranës shikon ende qytetarë dhe automjete. Në rrugët e Tiranës sheh ende shumë njerëz që duket se nuk janë familjarizuar me orarin e ri të izolimit.
Edhe në sheshin Skënderbej ka ende nga ata që shëtisin apo bëjnë fotografi. Të shumta ishin edhe automjetet që lëviznin. Të vetmet që duket se e kanë respektuar masat e reja kufizuese në kryeqytet janë kafenetë dhe restorantet në zonat më të populluara gjatë ditës.
Ka nga ata të cilët janë të vetëdijshëm për nevojën e respektimit të masave të reja, por që iu është dashur ta shkelin orarin e ri për shkak të punës.
“Besoj se për më mirë është bërë. Isha në punë dhe tani e mbylla. Urojmë mos të zgjasë më shumë”.
“Për punën e biznesit është pak keq megjithatë është diçka e mirë”.
Forcat e policisë patrullojnë për tu siguruar se nuk ka shkelës të vendimit të Komitetit të Ekspertëve që do të zgjasë deri më 4 janar, duke përfshirë të gjithë periudhën e festave të fundvitit. Ora e re policore gjeti të papërgatitur edhe qytetarët e Shkodrës, ku shumë qytetarë nuk ishin fare në dijeni të orarit të ri.
Gjithsesi me këshillimin e forcave të policisë për pak minuta rrugët janë boshatisur. Qytetarët janë treguar më të përgjegjshëm në qytetet e tjera, ku masat e reja janë respektuar në shumicën e rasteve.
Autoritetet kanë bërë të ditur se do të ketë penalizime për ata që shkelin pa arsye orën policore që zgjat deri në 6 të mëngjesit.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!