Ukraina është në gjendje tani ti shkaktojë humbje të rënda rusisë – tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ndërsa zyrtarë të tjerë ukrainas thonë se fluksi i armëve perëndimore po ndryshon fushëbetejën.
Në mesazhin e tij video, të përditshëm, zelenski tha se forcat ukrainase janë në gjendje ti shkaktojnë humbje të mëdha pushtuesve.
Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ushtrinë ruse të mbajë pozicionet e saj në territoret e pushtuara. Hap pas hapi ne po avancojmë, po godasim linjat e furnizimit të pushtuesit dhe po identifikojmë dhe neutralizojmë bashkëpunëtoret.
Valeri Zaluzhni, kryekomandant i forcave të armatosura ukrainase, tha ndërkohë se mbërritja në kohë e artilerisë me rreze të gjatë veprimi si sistemet amerikane HIMARS, po ndihmon në ndryshimin e fushëbetejës. Ne kemi mundur të stabilizojmë situatën – tha ai – është një situatë komplekse, intensive, por tërësisht nën kontroll. Një faktor i rëndësishëm po ndikon në mbajtjen e linjave tona mbrojtëse dhe ky është mbërritja e sistemeve HIMARS me të cilët mund të kryejmë goditje precize mbi armikun – shtoi ai.
CNN shkruan se ka identifikuar thuajse 20 goditje përtej linjave ruse në donetsk, luhansk, mikolaiv dhe kherson deri më tani, këtë muaj, disa prej të cilave kanë shkaktuar shpërthime të mëdha. Edhe sekretari për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen, Oleksiy Danilov, thotë se sot ka një situatë krejtësisht të ndryshme nga ajo e një muaji më parë e kjo falë armëve që po merren nga vendet partnere. Sidoqoftë, fraza refren e zyrtarëve ukrainas është: Na nevojiten akoma më shumë armë për ta kthyer balancën në favorin tonë. Sa më shumë armë të kemi që më shpejt do ti japim fund kësaj lufte – thonë ata.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#VolodymyrZelensky#Ukraine#TopChannel
Ещё видео!