Një gardian në Patos ka vrarë dy të rinj me armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi përpara Poliklinikës. Pas një konflikti Martin Skëndaj ka vrarë 22 vjeçarin Elis Kapaj dhe ka plagosur Manol Rrapaj që ndërroi jetën rrugës për në spital. Mësohet se ky i fundit ngacmonte motrën e autorit të vrasjes. Martin Skëndaj është arrestuar në kohë nga policia.
Konflikti që solli këtë ngjarje te paralajmëruar ka nisur 6 muaj më parë. Burime pranë të afërmve të dy familjeve nga fshati Kuqar, thanë për “Abc News” se Manol Rrapaj shqetësonte familjen e Skëndaj pasi ngacmonin motrën e tij. Autori i krimit kishte kërkuar zgjidhje nga Policia e Fierit por përveç disa ballafaqimeve mes palëve, policia nuk ka ndaluar asnjë prej të rinjve.
Banorët në Kuqar tregojnë se autori dhe viktimat nuk ishin problematikë por muajt e fundit kishin patur debate të vazhdueshme.
Mësohet se tre ditë më parë Skëndaj është konfliktuar fizikisht me Rrapajn dhe Kapajn. E këtë të enjtë ai ka shkuar në poliklinikë për të marrë një raport mjekësor që mendohet se do ta dorëzonte në polici për të denoncuar dy të rinjtë, që e kishin dhunuar.
Burime nga bluzat e bardha pranë poliklinkës së Patosit thanë se Skëndaj pretendonte se kishte dëmtime në shpatull. Menjëherë pas tij, në poliklinikë mbërrijnë Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj.Ata i kërkuan të mos e bënte denoncimin në polici por Skëndaj ka debatuar me ta deri sa situata doli nga kontrolli. Skëndaj qëlloi fillimisht drejt Elis Kapajt duke e lënë të vdekur në vend. Pas kësaj ai i drejtoi armën dhe Manol Rrapajt, që ndërroi jetë rrugës për në spital./abcnews.al
Ещё видео!