#rektore #universitetibujqesor
Për rektorët e universiteteve në Shqipëri, ulja e notës mesatare në 6.5 për pranimet në universitet shihet si pozitive për degët të cilat rrezikonin të mbylleshin.
Fatbardh Sallaku, rektor i UBT: Ne kemi kërkuar disa herë edhe ndërhyrje në kufirin minimal hyrës për disa degë që ne i konsiderojmë degë me rëndësi kombëtare pasi bëhet fjalë për disa zanate shumë traficionale për UB, agronomin, zooteknikun, inxhinieri pyje, hortikulturë dhe mbrojtje bimësh. E gjithë bota akademike e vlerëson pozitivisht uljen e kufirit.
Së bashku me uljen e pragut hyrës në universitete, shumë shpejt pritet të miratohet edhe mbëhstetja me bursë për studentët që do të zgjedhin të studiojnë në agronomi, zooteknikë, peshkim dhe inxhinieri pyjesh.
“Para disa ditësh morëm konfirmimin që po përgatitet një vendim i ri i Këshillit të Ministrave ku në fokus do jenë këto degë ku në vend të kufirit ulës, qeveria shqiptare është në hartimin e një vendimi ku çdo i ri që do studiojë do përfitojë një mbështetje financiare. Do jetë një paketë financiare mujore”.
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për uljen e notës mesatare për pranimin e studentëve në disa degë. Sipas vendimit të qeverisë, nga 7.5 nota mesatre e pranimit në universitet ulet në 6.5. Ky ndryshim i notës mesatare përfshin vetëm maturantët që nuk duan të bëhen mësues. Maturantët që përfundojnë arsimin e mesëm, minimalisht me notë mesatare 6.5, mund të aplikojnë për programe studimi të gjuhëve të huaja, si dhe për disa programe të tjera që kanë synim profesione të ndryshme, përveç mësuesisë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!