#oranews #mesuesi #mesues #arsimi #ngacmim #tepelene
Mësuesi i fizkulturës në Tepelenë, Kleanth Laçi, që u dhunua dy ditë më parë është vënë në pranga nga policia me dyshimin se ka ngacmuar dy nxënëse në shkollën ku jep mësim. Ka qenë vëllai i një të miture që ka marrë përsipër autorësinë e dhunës, ndërsa ndaj mësuesit janë ngritur akuza për 2 ngacmime seksuale.
Një tjetër skandal është zbuluar në shkollat tona.
Kësaj radhe skandali vjen nga Tepelena ku një mësues 59-vjeç I identifikuar si Kleanthi Laçi është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të mitura.
Alvi Gumeni 29-vjeç u kthye nga emigracioni pak ditë më parë, pasi motr e tij 13-vjeç kishte kërkuar ndihmë tek ai pas ngacmimit të saj nga mësuesi Kleanthi Laçi .
29-vjeçari ka zgjedhur që situatën ta zgjidh vetë.
Ai ka ushtuar dhunë fizike ndaj mësuesit, i cili më herët në media deklaronte se nuk kishte konflikt me asnjë person.
Por, 29 vjeçari është vetëdorëzuar në polici, duke treguar të gjithë ngjarjen, ndërsa në dëshminë e saj e motra e tij 13 vjeç, ka thënë se ajo është ngacmuar disa herë nga mësuesi.
Policia tha se jo vetëm 13 vjeçarja ishte pre e ngacmimit seksual, por edhe një tjetër shtetase e mitur është ngacmuar nga mësuesi.
Në lidhje me rastin e rëndë ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila lajmëroi se ka pezulluar mësuesin deri në përfundimin e hetimeve.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!