#reportTV #lajmeshqip #lajme
TIRANË- Gazi lotsjellës ka përçarë protestuesit të cilët edhe sot si 2 ditë më parë u mblodhën për të protestuar për Klodjan Rashën. Protesta nisi këtë të premte rreth orës 18:00 me tensione, ku një grup të rinjsh sapo panë efektivët e policisë që po zbrisnin në terren nisën të qëllonin me gurë e shashka në drejtim të tyre, megjithatë policia u kundërpërgjigj me autobotet me ujë e gaz-lotsjellës.
Mbeturina të shpërndarë në rrugë, semaforë të prishur, kosha mbeturinash të djegur...janë këto pasojat nga protesta e të rinjve në Tiranë. Në ndryshim nga dy protestat e kaluara, pasojat kanë qenë më të pakta.
Uniformat blu ishin më të përgatitur të cilët arritën të kontrollonin pikat kryesore, Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe sheshin "Skëndërbej". Nisur nga kjo, të gjendur të papërgatitur, pa një skenar të mirëfilltë dhe pa një drejtues që i orientonte, protestuesit u shpërndanë në një rreze më të gjerë, duke u përqëndruar në zonën e ish- Bllokut, Libri Universitar, sheshi Wilson si dhe "Vasil Shanto". Largimi i Sandër Lleshaj bëri që Ministria e Brendshme të mos ishte "në radarët" e tyre.
Ещё видео!