#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
250 gr quinoa (kinoa)
500 ml ujë
Kripë
4 speca mix ngjyrë (të kuq, të verdhë, jeshil etj)
3 qepë të njoma
1/2 qepë të kuqe
1 kastravec
200 gr domate qershi
1 limon (lëkura dhe lëngu i tij)
Vaj ulliri
Nenexhik dhe borzilok
Pak barishte jeshile (opsionale)
Shpëlajmë mirë me ujë të bollshëm kinoan. Në një tigan shtojmë 1 lugë gjellë vaj ulliri. Kaurdisim pak kinoan për 2 minuta e më pas shtojmë ujin e ngrohtë dhe e lëmë të ziejë derisa kinoa të përthithë ujin si orizi. E largojmë dhe e lëmë kinoan të ftohet. Ndërkohë lajme perimet dhe i presim të gjitha ato në kubikë me brinjë 0.5 cm ose shirit 3 cm.
Lëkurën e limonit e grijmë hollë dhe e shtojmë tek kuinoa. Vendosim të gjitha perimet në një tas i marinojmë më pak lëng limoni, vaj dhe kripë e më pas i përziejmë. Shtojmë në tast kinoan dhe më pas i përziejmë përsëri. Në një tas përziejmë lëngun e limonit + kripë + vaj, e përziejmë dhe ia shtojmë sallatës duke e përzierë. Mund të shtoni një grusht sallatë që preferoni.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!