Vendimi i Gjykatës së Apelit, që i dha vulën Sali Berishës ‘de jure’ emëron edhe Flamur Nokën si Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, sipas vendimeve të marra më herët nga Komisioni i Rithemelimit.
Megjithatë, marrja e vulës nuk është përkthyer në marrje nën kontroll të financave të partisë. Për këtë arsye, Flamur Noka i ka dorëzuar Lulzim Bashës dhe dy bankave të nivelit të dytë, ku Partia Demokratike ka llogaritë e saj, që të mos shpenzojë fondet e kësaj partie.
Noka i drejtohet Bashës me titullin ‘zoti Deputet’, ndërsa e informon se ‘objekti i vendimmarrjes së Apelit certifikon ligjërisht shkarkimin e tij si kryetar të Partisë Demokratike dhe bën njohjen përfundimtare të organeve të reja drejtues dhe përfaqesuese të partisë’.
Noka kërkon nga Basha edhe dorëzimin e zyrave të reja, që ka marrë me qira pranë Kryesisë së Kuvendit dhe paguhen nga llogaritë e Partisë Demokratike.
Në të njëjtën shkresë, Noka kërkon që Basha të dorëzojë gjithashtu edhe faqen zyrtare të PD-së në internet, si dhe llogaritë që janë hapur në rrjetet sociale, që nga Facebook-u, Instagrami, TikTok-u dhe Youtube.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#PD#Basha
Ещё видео!