Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, uroi Kosovën në përvjetorin e pavarësisë duke e siguruar atë për mbështetjen e vazhdueshme amerikane.
Ne mesazhin e presidentit Biden qe u bë publik nga zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, thuhet mes tjerash se përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet. Së bashku, thuhet në letër, “u ngritëm për vlerat tona të përbashkëta, përfshirë mbështetjen e popullit të Ukrainës që po mbrohet nga agresioni i padrejtë dhe i paprovokuar i Rusisë”.
Në letër thuhet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike dhe dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. “Ne mirëpresim pranimin e propozimit të BE-së për normalizim, me synimin përfundimtar, njohje e ndërsjellë, që do të ndihmonte në arritjen e një të ardhmeje më paqësore dhe të begatë për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në mesazhin e presidentit Biden. Kosova shpalli pavarësinë e saj me 17 shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Por, Serbia e mbështetur nga Rusia vazhdon ta kundërshtojë atë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke e uruar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç me rastin e ditës se shtetësisë serbe, pak ditë më parë, shprehu bindjen se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës për të cilin, tha ai, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise, do të sjellë siguri dhe begati për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Në urimin e tij ai nuk përdori frazën ‘njohje e ndërsjelltë’ që për të parën herë është përdorur nga uashingtoni, por një zëdhënës i departamentit amerikan të shtetit më pas konfirmoi se qëndrimi i shteteve të bashkuara, nuk ndryshon: Ne – tha ai – duam normalizimin e marrëdhënieve me qëllim përfundimtar, njohjen e ndërsjelltë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Biden#Kosova
Ещё видео!