Vendimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe zhvillimet në Partinë Demokratike kanë bërë që Sali Berisha të marrë vendim për të ndryshuar rrugën e tij në politikë.
Gjatë emisionit Çim Peka Live, Berisha nuk përjashtoi rikthimin e tij në drejtimin e Partisë Demokratike, si një opsion për të ardhmen e tij politike.
-Keni thënë Berisha nuk kthehet në pozicione drejtuese.
Sali Berisha: Kurrë mos thuaj kurrë, po ecja në një drejtim, kam ndryshuar rrugë.
I pyetur se kjo rrugë e re që ka zgjedhur do ta rikthejë sërish në krye të Partisë Demokratike, Berisha ka thënë se nuk përjashton më asgjë.
-Kjo nuk përjashton as rikthimin në krye të Partisë Demokratike?
Sali Berisha: Nuk përjashtoj më asnjë të drejtë timen kushtetuese!
Aktualisht, Berisha është në një betejë ligjore me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, të cilin e akuzon për shpifje, pas shpalljes së tij “non grata”.
Ndërkohë në reagimin e Partisë Demokratike për këtë çështje u shpreh keqardhja, por thuhej se vendimi nuk e cënonte marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!