[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ka vetëm pak dite qe ka mbushur plot 70 vjeç dhe Fejzie Bushati e ka një sekret për t'u ndjere e re! Prej 10 vjetësh, kur nuk mund te quhej ende e moshuar, Fejzia vjen çdo dite ne nje prej qendrave sociale ne Tirane. Nga ora 9.00 e mëngjesit e deri ne orën 13.00, kohe kur shkon te përgatisë dreken ne shtëpinë e saj, 70-vjeçarja e quan kohen e kaluar këtu një orar pune, i cili e mban gjalle. E siç Fejzia thotë, te qenit ne moshën e trete, përkthehet ndryshe me nevoje për pak përkëdhelje e me shume dashuri. Sipas raportit te Kombeve te Bashkuara për trajtimin e te moshuarve, Shqipëria renditet e 39 ne bote nga 91 ne total, pas Maltes dhe para Hungarise. Ne vend te pare per shërbimet ndaj te moshuarve është Suedia. Per nënkryetarin e Bashkisë se Tiranës, Enno Bozdo, ne ditën botërore te te moshuarve, këtyre qendrave ne kryeqytet, qe presin rreth 60 te moshuar ne dite do t'ju shtohen shërbimet. Me apo pa komunikimin online, te moshuarit, tani për tani kane njeri-tjetrin, aq sa lojëra te tilla janë edhe argëtimi me i madh i ditës. Vete Fejzia ka zbuluar këtu, se dopio 6-ta nuk i mbetet ne dore.
Ещё видео!