Pulë me speca dhe patate
Përbërësit:
600 gr mish pule (mix)
2 kokrra qepë
4 thelpinj hudhër
3 speca me ngjyrë
1 lgj salcë speci
1 kuti domate
300 gr patate
2 gjethe dafine
500 ml koncentrat perimesh
4 lgj vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Ngrohim vajin dhe fillimisht vendosim copat e pulës për ti skuqur pak. Sapo mishi të ndryshojë ngjyrë, largojmë dhe i lëmë mënjanë.
Në po atë yndyrë, kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me hudhrën e copëtuar. I trazojmë së bashku deri sa qepa të jetë zbututr dhe të jetë bërë transparente.
Shtojmë specat e prerë në kubikë me brinjë 1 cm. I kaurdisim së bashku për 3-4 minuta. Shtojmë patatet e prerë në kubikë mesatarë, domatet në kuti, 2 gjethe dafine dhe i lëmë sa të marrin pak valë. Vendosim copat e mishit, lëngun e perimeve ose të pulës , piper të zi dhe e lëmë të ziejë për 25-30 minuta dhe më pas është gati për servirje.
Ещё видео!