#oranews #shengjin #lezhe #turistet #plazhishengjinit #kosovaret #sezoniveror
Fushata e zgjedhjeve në zonat bregdetare ia ka lënë vendin nisjes së fushatës për plotësimin e kushteve për pushuesit.
Për shkak të motit, në Shëngjin numri i pushuesve është i konsiderueshëm, ku një pjesë e mirë e tyre janë shqiptarë nga Kosova. I qëndrojnë besnik kësaj zone, por kërkojnë më shumë investime. “Ende është fillimi, ka probleme të vogla që besojmë se do të rregullohen. Ne kemi mbi 10 vite që vijmë këtu. Në fakt Shëngjini është pak i ngarkuar me turistë dhe kërkohet intervenim, gadishmëri më e madhe, përkushtim më i madh, mungojnë gjërat por në përgjithësi Shëngjini është vend i bekuar”, shprehet pushuesi. “Shëngjini për ne kosovarët, ose më duket mua, më i bukuri, më i miri dhe më afër jemi. Por një problem është kjo hapërisë këtu në breg, ku rëra duhet pastruar dhe punuar. Pra duhet të bëhet diçka më mirë”, thotë një tjetër pushues.
Çadrat e para tashmë janë hapur, ndërsa operatorët turistikë shprehen optimist për sezonin e verës.
“Presim një punë të mirë mund të themi. Prenotimet deri tani janë më se të mjaftueshme, pothuajse gjysmën e strukturës e kemi të rezervuar për muajt qershor – korrik – gusht.
Edhe në fillimin e shtatorit presim një punë që do jetë e mirë. Do të ketë klientë, thonë më shumë se vitin e mëparshëm, por ta shikojmë. Ndërsa në muajt maj dhe prill kanë ndikuar shumë faktorë, qoftë votimet ashtu dhe moti. Që do të thotë në këtë moment që flasim ne pothuajse jemi zero me punën”, thotë operatori.
Për të pasur kushte sa më të mira pritet që edhe në këto ditë të ketë ndërhyrje të tjera. Madje, Bashkia e Lezhës pritet të ketë shtim të punonjësve të shërbimeve në zonat turistike.
Për më shumë lexoni në:
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!