#vucic #albinkurti #serbi #kosove #be
Beogradi zyrtar akuzon delegacionin e Kosovës të kryesuar nga Albin Kurti se nuk ka pranoi propozimin e paraqitur nga Presidenti serb Vuçiç për zgjidhjen e çështjes së targave dhe të letërnjoftimeve.
Ky qëndrim u mbajt një ditë pas takimit të Brukselit nga shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, gjatë një konference për media të mbajtur në Beograd.
Sipas tij, propozimi i parë kishte të bënte me letërnjoftimet dhe se Serbia ishte e gatshme të pranonte atë që ishte rënë dakord në marrëveshjen për lirinë e lëvizjes nga viti 2011, edhe pse cilësohet se “nuk ishte mirë”.
“Serbët që jetojnë në Kosovë nuk janë serbë që, sipas pikës tre të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes të vitit 2011, udhëtojnë transit në një vend të tretë. Destinacioni përfundimtar i serbëve që jetojnë në Kosovë nuk është Shqipëria e Greqia. Destinacioni i fundit është pragu i shtëpisë së tyre”.
Propozimi i dytë i Serbisë, lidhej me targat, duke iu përmbajtur po marrëveshjes së vitit 2011.
“Por, ne kemi propozuar që të gjithë pronarët e automjeteve që kanë targa KM të riregjistrohen me targa KS. Kurti ka refuzuar këtë kategorikisht”.
Sakaq mendohet se Presidenti serb Vuçiç të dielën të dalë në një konferencë për mediat në lidhje me procesin e negociatave të zhvilluar më 18 Gusht në Bruksel.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!