Nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti, ka dhënë dorëheqjen vetëm dy ditë pas zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave.
Korkuti i tha Report TV se dorëheqja motivohet “për arsye personale” dhe këtë ia ka komunikuar përmes një letre Akademisë së Shkencave.
Kjo dorëheqje e papritur është shoqëruar menjëherë nga një mbledhje urgjente e kryesisë, ku ishin të pranishëm kreu i akademisë Gudar Beqiraj dhe Vasil Tole.
Dorëheqja e nënkryetarit erdhi pas kritikave për mungesën e reformave në Akademi dhe riciklimin e dy posteve drejtuese të mbajtura prej 12 vjetësh nga Gudar Beqiraj dhe Myzafer Korkuti.
Një qëndrim të ashpër për faktin që Beqiraj dhe Korkuti pranuan postin pa u bërë reforma, ka mbajtur historiani dhe politikani i njohur Paskal Milo.
“Këto zgjedhje për Akademinë e Shkencave ishin të papërshtatshëm, të pa venda dhe të panevojshme në momentin aktual ku pritet në reformë në Akademi”, shprehet Milo.
Milo nuk ngruron të flas me ermra për ata të cilët e dobësuan rolin e Akadenisë ndër vite.
Ещё видео!