Rusia do të jetë në luftë me NATO-n nëse përdor armët bërthamore në Ukrainë, paralajmëroi një senator amerikan. Republikani Lindsey Graham e lëshoi paralajmërimin në krah të senatorit demokrat Richard Blumenthal, në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ata po prezantojnë një rezolutë në kongres që sipas Graham, nënvizon se nëse Rusia, Bjellorusia apo një vend tjetër aleat i moskës lëhson një armë bërthamore brenda në ukrainë, për të ndalur ofensivën apo për të tentuar të thyejë vullnetin e ukrainase, një sulm i tillë duhet të konsiderohet si një sulm ndaj vetë NATO-s.
Një shpërthim i tillë do të shpërndante rrezatim në pjesën më të madhe të evropës, përfshirë aleatët e NATO-s. Graham akuzoi rusinë se po kryen krime lufte me steroidë. “Senatori Blumenthal dhe unë duam ti bëjmë të ditur kujtdo në këtë kongres se kërcënimi i përdorimit të një arme bërthamore nga Rusia është real dhe mënyra më e mirë për ta zbrapsur atë është t’i qartësojmë pasojat e një veprimi të tillë; ata do të jenë në luftë me NATO-n”.
Ai po ahstu shtoi se hedhja në erë e një centrali bërthamor për të krijuar kaos do të konsiderohej po ashtu një sulm ndaj NATO-s, një referencë e qartë kjo për frikën e një incidenti në centralin bërthamor të Zaporizhias.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#LindseyGraham#NATO#TopChannel
Ещё видео!