#saliberisha #inceneratorisharres #edirama #erionveliaj
Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj për inceneratorin e Sharrës.
Gjatë fjalës së tij për mediat, kryedemokrati Berisha është shprehur se në “gropën e Sharrës po groposet sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor”.
Sali Berisha: Çështja e parë dhe më kryesore është çështja e djegësave dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama për këtë aferë. Ju patë, këto ditë, se si të gjitha plehrat, mbetjet, dheu, inertet, në kundërshtim flagrant me kontratën, nuk seleksionoheshin, në kundërshtim me betimin solemn të atij që nuk ka as besë dhe as moral, se aty po bëhet një mrekulli, thoshte Edi Rama, e patë se aty vazhdonte praktika e 25 viteve më parë, e groposjes. Pavarësisht se ka një kontratë që përcakton gjithçka ndryshe. Në fakt, aty nuk po groposoheshin, por aty po groposej sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor.
Në ata kamionë që shkarkonin plehrat në një gropë të vjetër, aty groposej dhe varrosej SKAP-i i partisë dhe sistemi i drejtësisë në tërësi. Ndonëse prej dy vitesh është deklaruar me dhjetëra herë se qytetarët e qarkut të Tiranës, paguajnë 29 Euro për çdo ton pleh, pa llogaritur transportin, kjo tarifë e cila në kontratë parashikohet për djegie. Kurse për depozitim ka një tarifë prej 11 Eurosh. Prej vitesh, Edi Rama, Erion Veliaj, presin euro, vjedhin çdo ditë dhjetëra-mijëra Euro. Në total, diferenca prej 18 Eurosh për çdo ton, shkon dhe depozitohet në kontot offshore të këtyre dy hajdutëve të paimagjinueshëm.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha është shprehur se sipas tij, “janë bërë 51 milionë Euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot offshore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt”.
Sali Berisha: SKAP-i i partisë është mbuluar nga plehrat e sipërmarrjes Rama-Veliaj. Nuk ka gjë më flagrante. Kjo vetëm se kjo sipërmarrje është e Ramës dhe Velisë. Janë bërë 51 milionë Euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot offshore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për plehra që dikur digjen, në një kohë kur as nuk digjen, por as nuk seleksionohen, si u betua dhe rrahu gjoksin sipërmarrësi i plehrave, Edi Rama, nën betim para parlamentit shqiptar. Nuk ka akt më flagrant se afera e inceneratorëve. Nuk ka akt më të turpshëm se qëndrimi i drejtësisë ndaj kësaj afere.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!