Një person është arrestuar në Tuz të Malit të Zi me urdhër të Prokurorisë Themelore në Podgoricë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, njoftoi Drejtoria e Policisë në orët e vona të mbrëmjes së 2 marsit.
Sipas policisë, para fillimit të një tubimi zgjedhor të një koalicioni politik, në qytetin Milesh të komunës së Tuzit, 40-vjeçari Emin Beçoviç ka tentuar ta pengojë takimin, duke qëlluar dy herë me një pushkë gjuetie. Fatmirësisht, nuk ka patur të lënduar. I arrestuari akuzohet tani për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.
Në komunën e Tuzit, që është komunë me shumicë shqiptare afër Podgoricës, zgjedhjet lokale janë caktuar të mbahen të dielën, më 5 mars.
Para njoftimit nga policia, Forumi Shqiptar njoftoi se kishte anuluar tubimin zgjedhor në Milesh, pasi, siç thanë, anëtari i listës “Rruga e duhur”, i dyshuari Emin Beçoviç, “sulmoi aktivistët që po përgatisnin tubimin duke qëlluar dy herë me pushkë gjuetie në drejtim të vendit të takimit”. Lista “Rruga e duhur” përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve. Forumi shqiptar udhëhiqet nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeljoshaj, ku bëjnë pjesë edhe Aleanca Demokratike e Shqiptarëve, Bashkimi Kombëtar Shqiptar dhe Aleanca Demokratike e Malit të Zi. Këto dy lista janë konkurrentet kryesorë në zgjedhjet lokale në Tuz. Katër koalicione dhe tri lista të pavarura do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 marsit, të dytat që nga ndarja e kësaj bashkësie lokale nga komuna e Podgoricës në vitin 2018. Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës, e më pas një nga komunat e kryeqytetit. Banorët e Tuzit pritën gati dy dekada për t'u ndarë në një komunë të pavarur, që ishte kërkesa kryesore politike e partive kombëtare shqiptare. Në zgjedhjet e para, pas ndarjes, në vitin 2019, Partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit Milo Gjukanoviç humbi pushtetin në Tuz, ku deri atëherë kishte një bazë të fortë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Ngjarja#MaliZi
Ещё видео!