Maturantët zhvilluan mëngjesin e kësaj të premteje provimin e maturës e radhës në lëndën e matematikës. Vetëm pak minuta pasi nxënësit kishin filluar plotësimin e tezës, të gjitha pyetjet u bënë publike dhe qarkulluan në rrjetet sociale duke shënuar skandalin e radhës në këtë maturë shtetërore, ashtu sikurse ndodhi edhe me testin e Letërsisë pak ditë më parë.
Nxënësit i nënshtohen një kontrolli të imtësishëm në momentin kur hyjnë në sallat e provimit, ku mësuesit përgjegjës duhet të kontrollojnë për aparatet celulare dhe të ndalojnë rreptësisht nxënësit që futen në sallë me telefona celular. Duket se këtij kontrolli i kanë shpëtuar disa prej nxënësve, të cilët jo vetëm e kanë fotografuar tezën, por edhe e kanë shpërndarë atë gjerësisht. Ose testi ka dalë nga zyrtarë të Ministrisë, apo drejtorive arsimore në rrjetet sociale, apo edhe vetë mësuesit që vëzhgojnë procesin.
Denoncimi për këtë rast ka ardhur nga një faqe studentësh në rrjetin social Facebook. Kjo nuk është e para herë që maturantët publikojnë pyetjet e tezës, ende pa përfunduar provimin.
Nga tre provime që janë kryer gjithsej, dy prej tyre janë fotografuar e publikuar duke vënë në diskutim aftësitë e nxënësve dhe vlerësimin që do të marrin pas pak ditësh.
Provimet e Maturës Shtetërore luajnë një rol kyç në përzgjedhjen e atyre që do të kualifikohen për arsimin e lartë dhe rrjedhimisht në cilësinë e auditoreve të vitit të ardhshëm. Pavarësisht denoncimit të bërë më herët për provimin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, duket se situata ka dalë sërisht jashtë kontrollit të Ministrisë së Arsimit, duke ndikuar negativisht në gjithë sistemin arsimor.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Spiunët#TopChannel
Ещё видео!