KUKËS– Këngëtarja Fjolla Morina është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Kukësit, pasi u shpall fajtore për veprën penale ‘trafikim të lëndëve narkotike’. Prokurori i çështjes, Edmond Karriqi kërkoi nga togat e zeza që këngëtarja të dënohej me 7 vite heqje lirie, ndërsa avokatja e saj kërkoi vetëm gjobë.
Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Alma Ahmetaj dhe anëtar Sami Ujkashi dhe Enkeleda Dalipi vendosi 9 vite burg, që me 1/3 e gjykimit të shkurtuar, do të bëjë 6 vite. Vendim që do të ankimohet nga pala mbrojtëse.
Ещё видео!