#reportTV #lajmeshqip #lajme
Sahit Dollapit merr një tender për zhbllokim pusetash një muaj pasi dha dorëheqjen si Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike. Kompania e Dollapit nga 14 tendera të fituar, 13 i ka marrë duke qenë e vetme në garë dhe një sërish ku janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç kompanisë së ish-drejtorit të Berishës sot i besuar i Lulzim Bashës.
Në rastin konkret, pikërisht nga mungesa e kompanive të tjera konkurruese, ndryshimi mes ofertës fituese dhe fondit limit është i papërfillshëm (19,993,590 lekë fondi limit / 19,094,166 lekë oferta fituese). Gara me vetëm një konkurrent lejohen nga ligji, por mbart rrezik për mundësi abuzimi. Nga ana tjetër, Sahit Dollapi një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë Lulzim Bashës, gjatë kohë kur vendi qeverisej nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, ka qenë drejtor pikërisht i Ujësjellësit të Tiranës, i kritikuar nga socialistët, në atë kohë në opozitë. Dollapi ka qenë edhe drejtor i KESH dhe në fund administrator i CEZ, ku i vuri vetes rrogë 5 mijë euro në muaj.
Ещё видео!