Duke u ndalur në angazhimin e tij në fushatën zgjedhore, si kandidat për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi komentoi në “Rudina” në Tv Klan edhe shpërfaqjen e jetës së tij private në syrin publik. Në intervistë ai u shoqërua nga partnerja e tij, Anna Shkreli dhe e cilësoi si një dalje të munguar në profilin e tij publik.
Ai theksoi se është e rëndësishme që publiku të kuptojë se edhe politikanët janë njerëz të zakonshëm, me ndjenja si gjithë të tjerët sepse nuk kanë lindur me funksionin që mbajnë.
Belind Këlliçi: Nuk e di pse shpeshherë politikanët e kanë problem për të folur për jetën personale, për jetën familjare. Në fund të ditës politikani duhet të kuptojë që është njeri, është si gjithë të tjerët dhe është një avantazh i madh kur ti iu tregon qytetarëve që je njeri normal, je si të gjithë, dashuron në jetë, zhgënjehesh, qan, gëzon, mërzitesh, je si gjithë të tjerët.
Unë kam bërë një video para pak ditësh e cila është bërë virale në rrjet, në TikTok ku kam folur mbrapsht për shkak se ma kërkonin gjithë shoqëria ime që jam rritur në lagje e në gjimnaz, kërkonin që “o Belo, jemi rritur bashkë, ky është një tipar i yti që e kemi pasur të gjithë” dhe kur fola u habitën. Këta konsulentët e mi më thonin “jo, mos e bëj se njerëzit nuk e kuptojnë”.
Dreqi e mori, njeri jam edhe unë, nuk kam lindur deputet, jam lindur njeri normal, jam rritur edhe unë, kam kaluar edhe unë fëmijërinë time. Në fund të ditës, kam përshtypjen kjo është një anë të cilën çdo qytetar që shkon te kutia e votimit dhe voton për një alternativë, duhet ta dijë që ky politikani që po votoj ore çfarë është, çfarë fëmijërie ka pasur e të gjitha kështu që kam përshtypjen dalja me Annën është diçka e munguar në profilin tim në këto vite sepse kam qenë përherë i fokusuar te beteja politike, por tashmë në një garë si kjo qytetarët duhet të dinë se kush po del për t’i kërkuar mbështetje.
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! #belindkellici #annashkreli
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!