#rtvora #rtvoranews
Në një intervistë për RTV ORA, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se Ramës nuk i leverdis Evropa, por do t’i bë një dëm shumë të madh vendit dhe opozitës.
Shehi tha se Topalli nuk i bën dëm opozitës me lëvizjen e saj të re politike dhe se ajo nuk është vegël e Ramës.
Shehi: Ramës nuk i leverdis Evropa, por do t’i bë një dëm shumë të madh vendit dhe opozitës. Se për këtë punë është bërë heqja e koalicioneve, duke na larguar edhe me Evropën. E gjithë Evropa duhet ta kuptojë se cili është ngatërrestari në Ballkan. Me këto lëvizje largohen edhe nja 6 muaj negociata me Evropën. Do të kemi edhe një klimë shumë më të ngarkuar politike në vend. Rama fiton 2-3 deputetë nëse heq koalicionet. Por humbja do të jetë aq e madhe sa nuk do të mbahet më këtë artifica. Janë 4 miliardë dollarë borxh që do t’ua lërë shqiptarëve dhe ankohet për 500 milionë dollarë. Këto janë premisa të rrezikshme pasi po lë borxhe shumë të mëdha.
Topallit i uroj një mirëseardhje në skenën politike. Nuk mendoj se Topalli i bën dëm opozitës. Ka shumë që thonë se po bën dëm. Merren votat e atyre që nuk ndihen të përfaqësuar. Mundet që brenda projektit të zonjës Topalli të gjejnë atë që po kërkojnë. Topalli është trashëgimi e së djathtës. Nuk besoj se është diçka për t’u shqetësuar. Unë i kam ftuar të gjithë që të mblidhemi brenda një harku opozitar me një dialektikë të brendshme. Unë jam vetë si zonja Topalli para 20 vitesh, por nuk jam shqetësuar fare aso kohe. A do të bëjë mirë apo keq Topalli, këtë do ta tregojnë këto muaj para zgjedhjeve. Nuk e pranoj që Topalli është vegël e Ramës. E di që nuk i pëlqen Basha.
Shehi shtoi se rindërtimi i Shqipërisë fillon nga largimi i Ramës dhe më pas fillon procesi i përplasjeve të ideve.
Shehi: Unë mendoj se rindërtimi i Shqipërisë fillon nga largimi i Ramës. Opozita nuk është klubi i engjëjve dhe nuk është se nuk kemi njerëz që nuk kanë pasur zullumet e tyre. Pasi të largojmë Ramën, ka hapësirë për të gjitha idetë. Kemi gjithë këto vite që flasim për reformë në drejtësi, por nuk kemi gjykatat më të rëndësishme në vend. Jemi më larg sot nga Evropa dhe kjo gjë duhet të na shqetësojë.
Për më shumë lexoni në: oranews.tv/shehi-topalli-nuk-demton-opoziten-dhe-nuk-i-sherben-rames-edhe-opozita-nuk-eshte-klubi-i-engjejve/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!