Pas arrestimeve me urdhër të SPAK sa i takon koncensionit të sterilizimit, Partia Demokratike zyrtare deklaron se koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha thekson se për vite me radhë paratë e shqiptarëve nuk janë vendosur në shërbim të pacientëve, por të politikanëve të korruptuar dhe klientëve të tyre.
Më tej Basha e konsideron koncesionin e sterilizimit, një lojë të paskrupullt me shëndetin e njerëzve.
Sakaq Basha ka inkurajuar SPAK që ti shkojë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që sipas tij kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë.
Një reagim tjetër ka ardhur dhe nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, sipas të cilës historia e koncesioneve shqiptare lidhet me individë që nuk kanë as kapital dhe as eksperiencë në këtë fushë, por i ftitojnë ato falë lidhjeve që kanë me qeveritarë.
Sipas Tabkaut nga koncesioni i sterilizimit janë fituar 100 milionë euro nga buxheti i shtetit, duke shtuar se kështu vidhen sistematikisht taksat në rritje të shqiptarëve.
Ajo thotë se SPAK duhet të vazhdojë ndëshkimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të korrupsionit të niveleve të larta të çdo epoke.
Lidhur me koncesionine sterilizimit, SPAK ka arrestuar biznesmenin Ilir Rrapaj me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda dhe ish-Zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Basha#Thirrje
Ещё видео!