Studentët e Korçës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Mësohet se ata po marshojnë drejt bulevardit “Republika”. Bashkë me ta kanë shkuar edhe gjimnazistë të qytetit. Studentët i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen kauzës së tyre. Disa nga protestuesit studentë do të udhëtojnë drejt Tiranës për t’iu bashkangjitur atyre në kryeqytet. Protesta ka filluar edhe në Gjirokastër, ku studentët janë mbledhur para universitetit./abcnews.al
Ещё видео!