Ukraina, si çdo vend në luftë, duhet të ketë kujdes nga armiqtë e brendshëm dhe kundërzbulimi ka qenë në lëvizje të plotë që nga fillimi i pushtimit rus për t'I zbuluar. Shërbimi sekret i brendshëm, SBU, është në luftë kundër infiltrimit të spiunëve rusë dhe Volodymyr Zelensky është mbështetur tek shërbimet sekrete për t'u mbrojtur kundër sulmeve të mundshme, tentativave për vrasje dhe vjedhjes së sekreteve politike dhe ushtarake.
Janë rreth 650 qytetarë ukrainas që mbajnë post përgjegjësie, të cilët SBU po i heton.
Gjuetia e Ukrainës për tradhtarë, agjentë të dyfishtë dhe bashkëpunëtorë po përshpejtohet. Pothuajse çdo ditë, autoritetet raportojnë raste të tradhtisë së pretenduar nga anëtarë të lartë të agjencive të zbatimit të ligjit dhe sigurisë, prokurorëve, punonjësve të industrisë shtetërore, kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të tjerë të zgjedhur.
Por shpesh kjo garë merr kritika nga partitë opozitare që janë në krah të qeverisë së Zelensky në luftën kundër pushtimit rus.
Gazeta Politico.eu shkruan megjithatë se ekziston për "gjueti shtrigash " në vend pasi si tradhti po klasifikohet çdo gabimi njerëzor, sado legjitim.
Zelensky krijoi një betejë të vërtetë personale për të larë hesapet me oligarkët kundërshtarë dhe për t'i sjellë ata në përputhje me fuqinë e tij;
Zelensky ka qenë një simbol i një vendi të sulmuar dhe ka mishëruar vullnetin e tij për të rezistuar për më shumë se një vit. Por sipas mediave europiane lufta në emër të vlerave evropiane dhe perëndimore, të demokracisë, lirisë dhe
pluralizmit po shkon paralelisht me një kthesë të pushtetit drejt centralizimit në rritje.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kiev#TopChannel
Ещё видео!