[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Para se ta gjente policia Santiago Malkon e gjetën më parë ata që ishin të interesuar për ta vrarë.26 vjeçari ishte shpallur në kërkim policor me afat 30 ditë për masakrën në ish bllok tetorin e kaluar ku mbeti i vrare Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljo Hato edhe Ervis Martinaj, por asnjëherë nuk u ndalua.Ish polici që kaloi nga ana e ligjit në kontingjent kriminal ka qenë prezent në lokalin monopol ditën e ngjarjes dhe uniformat blu e kërkonin që të mërnin deklarimin e tij.Por mbrëmjen e së martës rreth orës 22 e 20 teksa po lëvizte në rrugën “ Xhanfize Keko ” në drejtim të automjetit bmë x5 me të cilin ai lëvizte u qëllua me breshëri automatiku nga një tjetër automjet në lëvizje.I riu mori disa plumba dhe mbeti i vdekur në vend ndërsa autorët u larguan ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe dogjën mjetin e tyre, tip "Mercedes Benz".Në vendngjarje kanë mbetur ende shenjat e atentatit. Ish polici u qëllua në lëvizje paralel dhe më pas u përplas me disa kazan mbeturinash. Ndërkohë në makinën e djegur në periferi të kryeqytetit, policia ka gjetur edhe një kallashnikov që dyshohet se ëshë arma e krimit.Autorët duket sekanë studiuar lëvizjet e viktimës dhe kanë sulmuar në një moment kur në rrugë nuk kishte mjete të tjera apo kalimtar.Krasah ngjarjes se ish bllokut, ish polici Santiago Malko rezulton të jetë përfshirë në një konflikt me 2 vëllezër në vitin 2016 për baste sportive. Më shumë se 20 persona janë shoqëruar në polici për vrasjen ndërkohë që po hetohet në disa pista.
Ещё видео!