Prej kësaj të hëne, emisionit tradicional të mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” në News24, i shtohet një hapsirë e re, ajo e telefonatave të publikut me ekspertë të fushave të ndryshme.
Çdo ditë, prej të hënës deri të shtunën, nga ora 08:00 deri në 08:20, publiku do të ketë mundësinë të pyesë ekspertët e fushave të ndryshme, mbi problematikat që kanë.
Këtë të hënë, i ftuar në studion e Koha për t’u zgjuar ishte eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha i cili ofroi zgjidhje për problematikat e telefonuesve.
Në kuadër të informimit të specializuar dhe në përgjigje të kërkesës së lartë të publikut, emisioni do të ofrojë ekpsertizë profesionale.
Temat për të cilat do të ofrohet ekspertiza janë të shumta, duke nisur nga shëndeti, pensionet, pronat, mirqënia ekonomia, etj.
Çdo ditë nga e hëna në të shtunë, ora 08:00, në News24, me gazetarin Klevin Muka.
Ещё видео!